“Jeni të pashpresë, jeni humbës…”/ Nxhehen gjakrat gjatë Këshillit Politik, opozita: S’ju mjaftojnë kriminelët, doni të ndryshoni dhe ligjin

0
96

Mbledhja e Këshillit Politik vijon prej 4 orësh, pas propozimit të Opozitës i cili mundëson hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera në formulën e koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve.

Gjatë debatit mësohet se përfaqësuesi i PD Oerd Bylykbashi ka nënvizuar se po injorohet vlerësimi i ODIRH, duke kujtuar që “ODIHR ka këmbëngulur tek mosabuzimi me burimet shteterore dhe se burimi kryesor shtetëror është fuqia rregullatore, dhe ju po abuzoni me të pa nisur zgjedhjet”. Burimet brenda mbledhjes konfirmojnë se Oerd Bylykbashi i është drejtuar me këto fjalë “Ju po përdorini ndryshimin e njëanshëm të ligjit, për të krijuar favore të PS në zgjedhje. Në 2013 erdhët në pushtet me krimin, në 2016 kanabizuat vendit dhe me paratë e pista të krimit bletë zgjedhjet e 2017, tani nuk ju mjaftojnë këto dhe po përpiqeni të diktoni ndryshimet e njëanshme të rregullave. Jeni të pashpresë, jeni humbës.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here