Celibashi: Të ndryshohet me ligj çështja e përdorimit të investimeve publike në fushata zgjedhore

0
108

Ankimimet në zgjedhjet e kaluara parlamentare për përdorimin e investimeve publike në fushatën zgjedhore duket se kanë bërë KQZ të kërkojë ndryshime në ligj.

Ilirian Celibashi thekson se duhet përcaktim i qartë mes angazhimit në politikë dhe aktiviteteve administrative.

“Një përmirësim i legjslacionit për këtë çështje ka nevojë të ketë përkufizime më të qarta në lidhje me atë se çfarë është ndaluar dhe çfarë është e lejuar. Edhe pse koha ka qenë shumë e shkurtër për ta përgatitur aktin normativ, mendoj se KQZ ia ka dalë që të vendosi disa barriera për sjelljen e institucioneve në fushatë zgjedhore.”,theksoi kryekomisioneri zgjedhor.Të vlerësojnë natyrën e aktiviteteve që ata zhvillojnë dhe të shikojnë nëse kjo veprimtari është tërësisht dhe qartësisht politike, është tërësisht administrative. Sepse disa prej tyre kanë dhe detyrimin jo vetëm rastin e kandidatëve për kryetarë bashkishë, të cilët janë në detyrë, por në përgjithësi për funksionarët e lartë publikë, apo dhe të tjerë që të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre në mënyrë publike. Për shkak të obligimit për të informuar publikun dhe për të promovuar projekte të caktuara që janë me interes për publikun që të kenë informacion për to”, u shpreh Celibashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here