Le siecle (1888) / Konflikt diplomatik postar në Shkodër- Arsyeja e ndalimit të komunikimeve me jashtë

0
563

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Korrik 2020

 

“Le Siècle” ka botuar, të mërkurën e 24 tetorit 1888, në ballinë, një shkrim në lidhje me arsyen e një konflikti postar asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Konflikt postar në Shkodër

 

Vali (guvernatori i përgjithshëm) i Shqipërisë u komunikoi zyrave postare franceze dhe italiane në Shkodër, se u ndalon atyre, në të ardhmen, të kryejnë komunikime postare në Shqipëri.

 

Me kërkesë të konsullatave të Francës dhe të Italisë që donin të mësonin arsyen e këtij ndalimi, vali i njoftoi ato se zyrat e lartpërmendura shpesh shpërndanin letra revolucionare te shqiptarët, dhe se kohët e fundit disa ngjarje në male ishin provokuar nga letra të tilla që vinin nga jashtë.

 

Konsujt protestuan dhe referuan tek ambasadat e tyre për këtë ngjarje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here