Strazimiri ironizon keq Ramën: Të të marrë të keqen “raporti” me gjithë “freedom”

0
150

Raporti i “Freedom House”, i cili e rendiste Shqipërinë në vendet që kanë shënuar rënie në qeverisjen demokratike duket se nuk eshte pritur aspak mire nga kryeministri Rama.

Përmes një mesazhi të gjatë në “Facebook”, Rama theksoi se rënia e lirisë së medieve mund të ishte edhe më shumë se 1 pikë, ndërsa sulmoi edhe gazetarin që ka bërë raportin për Shqipërinë, teksa e quan atë të dëshpëruar.

Nisur nga ky qëndrim i paprecedent i kreut të Qeverisë, ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri përmes ironisë i kujton Ramës dhe arsyet se pse vendi ynë ndodhet në nj renditje të tillë.

Reagimi i Strazimirit

Nëse “ke rënë 1 pikë” në raportin për “Freedom”, ta kanë me hile…

* Opozitë në parlament s’ke!

* Opozitë në pushtet lokal s’ke!

* Opozitë në zgjedhje s’ke!

* Sindikata s’ke!

* Gjykatë të Lartë s’ke!

* Gjykatë Kushtetuese s’ke!!

* Prokurorinë e bëre dhe e zhbëre vetë!!!

* Mediat i hap e i mbyll, i shet e i blen…

* Gazetarët o i paguan, o i pushon nga puna…

Ka më “Freedom” se këtu tek ti…?!

Le që, ç’është ky raport që s’ka as firmë e as vulë ambasadori..?!

Të të marrë të keqen “raporti” megjithë “freedom” !!!!

KAQË!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here