Kryemadhi: Rama po të dëgjonte Sorosin nuk do përfundonte si gruaja e Bilalit

0
165

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në Syritv tha se kryeministri Rama nëse do kishte dëgjuar Sorosin nuk do kishte përfunduar si gruaja e Bilalit në fotografinë e Obamas. Kryemadhi tha më tej se Rama është aq dinak sa nuk firmos vetë për koncesionet pasi ka frikë nga dënimi, por ia ka lënë të gjitha koncesionet ministrave të tij.

‘Të gjitha koncesionet Rama ia ka lënë Milva Ikonomit, Beqajt, Damianit, Niko Pekeshi, Erion Braçes e me radhë. Rama nuk ka firmosur vetë. E dini që për ligjin për Teatrin nuk ka marrë pjesë në votim dhe nuk asnjë fjalim të tij në procesverbal që nesër të jetë i larë. Madje nuk ka votuar as pro. Sjellja e Edi Ramës me ndërkombëtarët është shumë më interesante se e Sali Berishës, Nanos, Bashës dhe me radhë. Vetëm amerikanët nuk e kanë ngrënë nga Edi Rama. E hëngri vetëm pak Obama. Deri në momentin që Edi Rama nuk cënonte sigurinë e Evropës me narkotikët për ndërkombëtarët nuk ishte probleme. Në momentin që kriminelët e tij pushtuan Evropës atëherë u kthye në problem. Edi Rama po të dëgjonte Sorosin nuk përfundonte si gruaja e Bilalit. Edi Rama ka ardhur si sponsorizim nga shoqëri e hapur e financuar nga Soros’.- deklaroi Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here