Standard.al

La Populaire (1939)/ Demonstrata anti-italiane e 200 shqiptarëve në SHBA

0

“Le Populaire” ka botuar, me 17 prill 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me demontrastën e shqiptarëve të Amerikës ndaj pushtimit të Shqipërisë asokohe nga Italia fashiste, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Demonstrata anti-italiane në Shtetet e Bashkuara

Nju-Jork, 16 prill.

Dyqind shqiptarë që banojnë në Amerikë hynë në konsullatën e përgjithshme italiane në grupe prej njëzet vetash me pankarta që denonconin ndërhyrjen italiane në Shqipëri.

Ata paraqitën rezolutën e mëposhtme :

Asnjëherë nuk do të nënshtrohemi me zemër ndaj zhdukjes brutale të pavarësisë sonë, por do të vazhdojmë të luftojmë.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.