Vasili: Kush marroset dhe shkel Kushtetutën duhet të ndiqet penalisht, kush nuk kupton Metën është idiot

0
111

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar shpërndarjen e parlamentit nëse mazhoranca nuk reflekton për ligjin e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese deri me 15 mars.

Vasili: Ka një pjesë që është politike dhe një pjesë mjekësore. Politike bëhet fjalë për një sharlatan. Presidenti nuk është shprehur ende për parlamentin ende, ka thënë çfarë do të kërkojë populli.Parlamenti me vullnet të plotë ka shkelur Kushtetutën dhe i ka grabitur qindra milionë euro me dividentin. Kur marrosesh dhe shkel Kushtetutën ikën në shtëpi dhe duhet të ndiqesh deri në fund për veprimin që ke bërë.

Vasili: Këto janë mendime të opozitës në parlament për mazhorancën që ishte në shesh. Ti mendon se kanë hallin e opozitës këta, shqetësohen për opozitën që është në gjendje të nxjerrë 100 mijë vetë në shesh. Nuk ofendojnë dot kamerat tuaja. I nxjerrin vetë konkluzionet sesa unike apo e përçarë është opozita. Këta kanë të drejtë se janë të privilegjuar para Kushtetutës, e shkelin kur të duan. Kush se kupton dot Ilir Metën ose është idiot, ose është i lig./RTV Ora

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here