Ambasadori i ri i Kosovës në Tiranë/ Kryemadhi : Forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit, do të trashëgojnë dhe lartësojnë vlerat e kombit

0
99

Kreu i LSI Monika Kryemadhi nëpërmjet një shkrimi në Facebook njoftoi se ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Tiranë, Z. Nait Hasani.

Monika njofton se në këtë takim është folur edhe për të forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, me bashkëpunime më të gjera në të gjitha fushat.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Tiranë Z. Nait Hasani.

I urova suksese Z. Hasani në misionin e tij në Tiranë dhe i sigurova mbështetje të plotë për konsolidimin e rrugës së integrimit euro-atlantik të Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua nevoja për të forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, me bashkëpunime më të gjera në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, heqjen e barrierave të dëmshme për tregtinë dhe krijimin e mundësive sa më të mëdha për investime nga biznesi privat në të dy vendet.

Gjithashtu u ndalëm dhe në nevojën e shkëmbimeve dhe përvojave midis shoqatave të studentëve, universiteteve, shkollave të mesme, duke forcuar kështu lidhjet midis të rinjve, të cilët janë ata që do të trashëgojnë dhe lartësojnë vlerat e kombit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here