Standard.al

“Dëshiroj të kthehem në Shqipëri si një turist i thjeshtë…” Çfarë tha Esat Pasha për gazetën franceze në 1916

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Janar 2020

 

“Le Petit Marseillais” ka botuar, të mërkurën e 1 marsit 1916, në faqen n°2, intervistën e Esat Pashë Toptanit në lidhje me ndërhyrjen austriake në Shqipëri dhe dëshirën e tij për t’u kthyer në atdhe, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqipëri

Esat Pasha ka Besim

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Paris, 29 shkurt.

 

Esat Pasha, i intervistuar nga një prej kolegëve tanë, ka folur gjerësisht për situatën në Shqipëri :

 

Unë e shikoj të ardhmen me besim, tha ai, dhe besoj se pushtimi i përkohshëm dhe i pjesshëm i Shqipërisë nga austriakët do të çojë në një kolaps të madh për ta.

 

Në të vërtetë, ushtritë austriake veprojnë në një vend i cili nuk ofron burime natyrore dhe ku një mijë pengesa të paparashikuara mund të pengojnë operacionet e tyre. Nga ana tjetër, ato janë nën kërcënimin e përhershëm të ushtrisë së fuqishme italo-shqiptare që mund të dalë në kohën e duhur nga baza e Vlorës, me qëllim sulmin dhe ndaljen e trupave të gjeneralit Koevess.

 

Së shpejti do të shihni që do të ketë pakënaqësi të fortë në Shqipëri kundër austriakëve. Shumë nga bashkëqytetarët e mi që kanë dalë në krah të Austrisë do të pendohen pasi do të jenë nën sundimin e saj.

 

Italia kurrë nuk ka pasur ndonjë prirje për të pushtuar Shqipërinë; por unë doja të mbroja pavarësinë e Shqipërisë duke mbrojtur interesat e saj në të njëjtën kohë, duke mos lejuar që Austria të merrte nën kontroll Adriatikun. Nëse Austria ka qenë në gjendje të sigurojë përkohësisht mbështetjen e disa fiseve, kjo është për shkak se puna e saj e depërtimit daton prej shumë kohësh.

 

Dëshira ime është që të kthehem në Shqipëri me ndihmën dhe mbështetjen e qeverisë italiane për të mbrojtur territorin kombëtar. Sidoqoftë, për momentin, nuk kam objektiva ushtarake për të ndjekur dhe do të udhëtoj në Shqipëri si një ‘turist i thjeshtë’.

 

Kjo fjalë e fundit u nënvizua me një buzëqeshje të hollë.

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-marseillais-1916-esat-pasha-deshiroj-te-kthehem-ne-shqiperi-si-nje-turist-i-thjeshte/?fbclid=IwAR22slx08_n2L__uWDN5pBwUgIdXGgpTGh4vvFWqw7OmoYjH9tK0OnW2c_M

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.