“Pagesat janë bërë nga thesari i shtetit”, Brahaj: 1 milion dollar për Konsulenca Koncesionare rruga e Kombit!

0
158

Gazetarja investigative e Open-Data, Aranita Brahaj ka reaguar per shpenzimet e qeverisë shqiptare kundrejt koncensionit të Rrugës së Kombit (Milot – Morinë). “1 milion dollar për Konsulenca Koncesionare rruga e Kombit 110 milion lekë (rreth 1 milion dollar) ka shpenzuar Qeveria Shqiptare për Konsulenca për koncesionin e asaj që njihet si rruga e Kombit (Milot Morinë)”, shkruan Brahaj ne rrjetin social facebook.

Statusi:

1 milion dollar për Konsulenca Koncesionare rruga e Kombit 110 milion lekë (rreth 1 milion dollar) ka shpenzuar Qeveria Shqiptare për Konsulenca për koncesionin e asaj që njihet si rruga e Kombit (Milot Morinë). Pagesat janë bërë nga thesari i shteti në data të ndryshme të viteve 2017 – 2019.

Kompania Klient është Dolsar Muhendislik Anonim Sirketi Dega Shqiperi. Kontrata mes kësaj shoqërie dhe Aparatit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (ish ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit është lidhur në datën qershor 2017. Pagesa e fundit është bërë në maj 2019. Objekti është për shpenzime konsulence Koncesioni Milot Morinë. Kostot mbi konsulenca janë gjithashtu kostot që mbulohen nga fonde publike (para të taksapaguesve) edhe pse ky lloj shpenzimi nuk është pjesë e shpenzimeve të projektit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here