Kamera në murin e apartamentit. Ja si ruhej ish-kryepolici i Vlorës që u ekzekutua mbrëmë

0
492

Përbri derës së apartamentit në një pallat në “Rrugën e kosovarëve”, Artan Cuku, ish-zyrtari i policisë i vrarë mbrëmë pranë banesës kishte vendosur një kamer. “BalkanWeb” ka siguruar foton. Gazetarja Dorjana Bezat ka qenë në banesën e komisar Cukut, ku ndodhet edhe kamera e sigurisë.

 

 

Me sa duket Cuku kishte krijuar një sistem sigurie në shtëpinë e tij për shkak të problemeve që mund të kishte nga detyra e tij si ish-zyrtar i Policisë së Shtetit. Nuk dihet nëse ish-drejtori i policisë së Vlorës kishte marrë ndonjë kërcënim kohët e fundit apo paralajmërim, ndërsa dëshmia e familjarëve pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Ai u vra dje në hyrje të pallatit ndërsa do të ngjitej në banesën e tij. Një prej atentatorëve e priti brenda pallatit, ndërsa tjetri në hyrje. Cuku u vra me 5 plumba, 4 në trup dhe 1 në kokë, ndërsa sot do të ketë edhe homazhe të organizuara nga Policia e Shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here