“Komisioni hetimor i Parlamentit monist, t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve që akuzoi politikisht Presidentin e Republikës”

0
86

Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho në rrjetin social facebook ka reaguar ndaj Komisionit Hetimor Parlamentar. Duke e konsideruar si një Komision monist, Xhixho thekson se duhet të pushojë se vepruari dhe te kerkoje falje publike për akuzat e ngritura kundrejt Presidentit Meta.

Statusi:

“Presidenti i Republikes nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës duke i qëndruar besnik betimit që ka bërë për respektimin e saj”

Raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmojë se:

1. Presidenti i Republikës nuk ka shkelur asnjë nen të kushtetutës dhe nuk mund të shkarkohet, si organi i vetëm legjitim në vend garant i Kushtetutës.

2. I vetmi institucion që mund të shprehet për kushtetushmërinë e dekreteve të Presidentit është Gjykata Kushtetuese , e cila nuk është vënë në levizje as nga qeveria dhe as nga parlamenti për të atakuar dekretet.

3. Dekretet e Presidentit janë në fuqi, duke vulosur paligjshmërinë e votimeve moniste të 30 Qershorit.

4.Presidenti i Republikës ka bërë thirrje për dialog dhe ka bërë të gjitha përpjekjet e tij që shtyrja e zgjedhjeve të çonte në një kompromis politik midis partive politike.

5.Është fshirë shprehja “tejkalim i kompetencave “ në nenin 99.

Prandaj nga sot Komisioni hetimor i Parlamentit monist duhet të pushojë së vepruari dhe t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve që akuzojë politikisht Presidentin e Republikes që përfaqëson sipas Kushtetutës unitetin e popullit.

Qëllimi kryesor i gjithë kësaj farse antikushtetuese ishte uzurpimi i të vetmit institucion legjitim nga Edi Rama .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here