LSI zgjedh kandidatin për President? Ja për kë bëhet fjalë

0
204

Lëvizja Socialiste për Integrim do të propozojë kreun e saj, Ilir Metën për President të Republikës. Këtë e konfirmojnë burime nga LSI, të cilat pohojnë gjithashtu se janë mbledhur firmat për të propozuar kreun e Kuvendit si kandidat për President.

 

 

Vendimi erdhi menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj force, i cili u mblodh me urgjencë rreth orës 17:00 për rreth 90 minuta për të vendosur për çështjen e Presidentit.

Po sot, Kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi i bëri thirrje sot Ilir Metës dhe LSI-së që të vendosë për çështjen e Presidentit dhe të mos priste më opozitën. Madje Ruçi tha se Meta ka qenë më shumë në anën e opozitës. Ai paralajmëroi se PS i ka votat për zgjedhjen e Presidentit edhe pa LSI-në.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here