U refuzohet azili! 60 shqiptarë kthehen nga Franca dhe Belgjika…

0
102

Policia e Shtetit njofton se ditën e sotme janë kthyer në Rinas 60 shqiptarë, që qëndronin në Francë dhe Belgjikë në mënyrë të parregullt. Kthimi i tyre u bë ditën e sotme, pas një operacioni mes Francës dhe FRONTEX-it.

“Gjatë këtij operacioni u riatdhesuan gjithsej 60 shtetas shqiptarë , nga këta 55 nga Franca dhe 5 nga Belgjika, të cilët kishin vendim për dalje nga territori francez apo belg, për shkak të qëndrimit të parregullt apo kërkimit të azilit në këto vende. Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero”,- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë Policia Kufitare ka forcuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe me patrulla të shtuara në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here