Pa maska dhe doreza, azilantët qarkullojnë pa leje në rrugët e kryeqytetit

0
100

Në kohë kur në vend ndalohet qarkullimi i këmbësorëve dhe për të dalë pazar për një orë duhet leje e posaçme, azilantët nuk e respektojnë këtë urdhër, ndërsa lëvizin të lirë në rrugët e kryeqytetit. Ata shprehen se janë në dijeni të procedurës por dalin për të kryer blerje në markete dhe farmaci.

Situata që po kalon vendi nga rreziku i përhapjes së COVID-19, ka detyruar autoritetet prej rreth 3 javësh të ndërmarrin masa drastike për lëvizjen e qytetarëve, ku së fundi është përcaktuar leje vetëm një orë në ditë për të dalë për pazar.

Ky rregull vlen dhe për shtetasit e huaj që ndodhen në Shqipëri, të cilët duhet të pajisen me leje, nëpërmjet dërgimit të një mesazhi telefonik tek numri 55155.

Ora News ka vëzhguar në rrugët e kryeqytetit disa prej azilantëve të cilët lëvizin të lirë, të pa autorizuar dhe pa masa mbrojtëse.

Të ardhur nga vende të ndryshme të lindjes së mesme, disa prej tyre shprehen se janë në dijeni për pajisje me leje, por ata dalin për të kryer furnizime në markete dhe farmaci.

“Jemi në dijeni të procesit të pajisjes me leje për të dalë në rrugë, por ne dalim vetëm për të blerë në marketet e afërta dhe farmaci për produkte që na nevojiten”.

Nga ana e drejtuesve të qendrës së azilantëve në Babrru nuk shfaqet asnjë pengesë për daljen e tyre jashtë ambienteve dhe qarkullimit në rrugët e Tiranës.

Madje disa prej azilantëve shikohen duke lëvizur të lirë dhe në orët e pasdites kur është e ndaluar lëvizja e gjithë qytetarëve.

Vendi ndodhet në shtetrrethim prej 3 javësh, masa të marra nga autoritetet për parandalimin e hapjes së COVID-19./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here