Rrëzimi horror, mediat italiane zbulojnë gjendjen e Hysaj

0
116

Vetëm një frikë e madhe.

Është ky lajmi që vjen nga mediat italiane për gjendjen shëndetësore të mbrojtësit të Napolit, Elseid Hysaj. “Sky Sports” konfirmon se gjendja e shqiptarit është e mirë dhe nuk ka ndonjë gjë për tu shqetësuar.

Gjithsesi, në orët e ardhshme, Hysaj do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit të tij.

Ky dëmtim pritet të ndikojë te mungesa në kombëtaren shqiptare, me teknikun Edi Reja që e ka përfshirë lojtarin në listën e futbollistëve për dy takimet kualifikuese të Euro 2020 ndaj Turqisë dhe Moldavisë më 11 dhe 14 tetor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here