“Raporti i OSBE/ODIHR le pa gojë çdo politikan”, “shpërthen” Berisha: Përgjimet ndikuan në vendimin e Budestagut

0
122

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me vendimin e djeshëm të Bundestagut gjerman për procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Berisha tha se publikimet e përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”, si dhe raporti i OSBE-së kushtëzoi vendimin e parlamentit gjerman.

Ish-kryeministri tha se qeveria “Rama” nuk respekton asnjë ligj apo konventë ndërkombëtare.

“Bundestagu gjerman thotë se negociatat nuk hapen pa u dënuar ata që blenë vota, që është fiks Edvin Kristaq Droga. Ka bërë Shën Thomain, ka vënë gishtin aty ku duhet.  Bundestagu gjerman në kushtet vuri të gjitha regjistrimet e gazetës Bild, e cila tregon se ministrat, deputetët e narkoshtetit shqiptar kanë blerë vota. Bundestagu gjerman ka marrë shënim thellë. Raporti i OSBE/ODIHR le pa gojë çdo politikan me integritet që ju beson vlerave themelore. Ai raport është shpartallues për narkoshtetin. Ky është një narkoshtet, shtet mafioz që nuk respekton asnjë ligj, asnjë konventë ndërkombëtare”, u shpreh Berisha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here