Mbushen sheshet kryesore të Prishtinës/ Rikthehet LDK e Rugovës

0
166

Sheshet kryesore të Prishtinës janë mbushur me përkrahës të LDK’së mbrëmjen e sotme. Para tyre ka dalë kreu i partisë, Isa Mustafa dhe kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani.

Në sheshet kryesore të Prishtinës, LDK’ja ka mbajtur tubimin qendror për nisjen e fushatës.

Aty për ta dëgjuar fjalimin zyrtar të Osmanit me fillimin e fushatës 10-ditore kanë marrë pjesë mijëra përkrah të LDK’së.

Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se është duke ardhur koha e ndryshimit ku qytetarët do t’i thonë lamtumirë qeverisjes së keqe.

Ajo kështu ka thënë gjatë fjalimit për hapjen zyrtare të fushatës të LDK-së, në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

“LDK i beson lirisë si vlera më e madhe njerëzore, i beson njeriut të Kosovës, shtetit të Kosovës të cilin duam ta ndërtojmë sipas vlerave demokratike. Ne jemi sot më të bashkuar se kurrë dhe më të vendosur se kurrë për fitoren e LDK-së. Jemi më të vendosur se kurrë për të vazhduar rrugën e shenjtë për republikën tonë”.

“Jam sot këtu me zemrën plotë, me bindjen e thellë dhe besimin e pathyeshëm se nuk ka asgjë në botë që mund ta ndalë rrugën e fitores. Ne si popull kemi kaluar nëpër sfida të cilat i kemi tejkaluar falë vizionarit Ibrahim Rugova – si dhe falë sakrificës dhe luftës së popullit tonë për liri. Përkulem sot para sakrificës se familjes Adem Jashari si dhe para të gjithë heronjve të Kosovës”.

“LDK ka një trashëgimi të madhe që do të na ndihmojë për ta konsoliduar shtetin e Kosovës, këtë vepër që e nisi dhe do ta përfundojë LDK-ja”.

“Ora e ndryshmit të madh po vjen, LDK në aleancë me ju, me 6 tetor do t’i thotë lamtumirë qeverisjes së keqe në vend. LDK ashtu sikur në kohën e Rugovës, po hyn më e bashkuar se kurrë për fitore”.

“Atë ditë do të çlirohemi nga ata që rrënuan besimin në institucionet e vendit dhe nga ata që rrënuan miqësinë me partnerët ndërkombëtarë. Fitorja jonë do ta ktheje Kosovën në hartën me plotë dinjitet për të qeverisur”.

“Ne sot dalim me një program që fokusohet në interesat e qytetarëve tanë. Ne dalim sot para jush me një ekip njerëzish të përkushtuar, të ndershëm dhe profesionistë. Programi ynë do t‘ia hapë vendit tonë dyert e mbyllura”.

“Republika e Kosovës nuk ka nevojë për një qeveri megalomane e cila për fatin e keq të Kosovës do të kujtohet si qeveri e skandaleve”.

“Për LDK-në, siguria publike, rendi dhe ligji janë domosdoshmëri. LDK-ja në këto zgjedhje e ka vendosur në qendër të saj, familjen dhe rininë sepse këto janë shtyllat kryesore të shtetit tonë. Brezi ynë i ri duhet ta shoh perspektivën këtu dhe jo jashtë vendit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here