Çfarë absurdi?!!! “Akademia e Shkencave “pushtohet” nga kryetari politik i një partie politike, mbetje inerte e kohës së diktaturës”

0
124

Përmes një statusi në Facebook, ish-deputeti Luciano Boçi, ka reaguar lidhur me zgjedhjet e mbajtura gjatë ditës së sotme, për kreun e Akademisë së Shkencave. Kandidimi i vetëm një emri dhe më pas CV e vetë tij, janë padyshim dy nga shkeljet më flagrante të ligjit duke rikthyer edhe një herë sistemin ‘diktatorial’ dhe arrogancën e pushtetit në çdo fushë.

Duke e konsideruar një ‘mbetje inerte të diktaturës’ Boci ka dënuar sërish proçesin zgjedhor në këtë institucion duke shprehur njëkohësisht edhe keqardhjen për degradimin e tij dhe kapjen nga politika.

Statusi i Boçit

Çfarë absurdi?!!!
Akademia e Shkencave, e cila në çdo vend të botës është institucioni më i shkëputur nga politika, në Shqipëri pushtohet nga kryetari politik i një partie politike, mbetje inerte e kohës së diktaturës.
Madje që u pagua nga vetë Rama si kryereformator, vetëm e vetëm të bëhesh kryetari i saj!!!!???
RIP Akademia e Shkencave!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here