Kriza politika/ “Dy deputetë gjermanë zbarkojnë në Tiranë”

0
131

Kujtojmë që deri më tani diplomatët e huaj në Tiranë kanë përsëritur thirrjet për gjetjen e dialogut, por ardhja e negociatorëve, tregon se situata është përshkallëzuar më tej, njëlloj si dy vite më pare, kur në Shqipëri mbërriti i dërguari i Merkel, McAllister.

Kriza politike që ka përfshirë Shqipërinë, pas djegies së mandateve nga opozita, ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve.

Burime të Tpz.al konfirmuan se, më 26 maj, në Tiranë, do të mbërrijnë dy deputetë të Bundestagut gjerman, për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, me qëllim arritjen e një marrëveshje midis mazhorancës dhe opozitës.

Dy deputetët janë: Christian Schmidt, i partisë së qendrës së djathtë, Unioni Kristian Demokrat (CSU- Christian Social Union), aleate e partisë së Merkelit (CDU), dhe deputeti Christian Petry, deputet i Partisë Social Demokrate (SPD – Sozialdemokratische Partei Deutschlands) nga e majta gjermane, njëherësh edhe sekretar i përgjithshëm në partinë e tij.

Vetëm pak javë më parë Kreu i PD, Lulzim Basha, ka qenë në një takim në Gjermani ku ka diskutuar rreth krizës poltike që ka përfshirë vendin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here