Standard.al

Grabitja në Rinas/ Prokuroria merr në pyetje bashkëshorten e Muratajt, gjurmë gishtash në furgonin e grabitësve

0

Bashkëshortja e Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit është marrë në pyetje nga Prokuroria.

Albana Alimemeti bashkëshortja e viktimës ka qenë e para që është thirrur nga grupi i hetuesve, por mësohet se ajo nuk ka dhënë asgjë të re për hetimin.

Ndërkohë në një prej furgonëve që u tentuan të digjen nga grabitësit policia ka mundur të gjejë gjurmë gishtash të cilat janë dërguar për ekspertim.

Siguria në aeroportin e Rinasit ka pasur probleme të herë pas hershme, konkretisht dhe për vjedhjen e sendeve nga valixhet e pasagjerëve, raste këto të përsëritura.

Policia e Rinasit me anë të një shkrese gjatë vitit të shkuar i ishte drejtuar kompanive ajrore të marrin masa për parandalimin e rasteve të tilla, duke vendosur kamera.

Policia ka kërkuar të vendosen kamera portative brenda barkut të avionëve, ose bagazhet të ngarkohen në kontenierë për të shmangur kontaktin me punonjësit.

Punonjësit të cilët merret me ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve janë të TIA-s, ndërsa më herët policia i ka kërkuar kompanisë që ka nën administrim Rinasin të merrte masa për sigurinë e aeroportit pasi kishin evidentuar probleme në portat e emergjencës, por edhe në mungesën e sensorëve në gardhin rrethues metalik./ora news

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.