Kursimtarët më të mëdhenj, shifrat që nuk i prisnit për shqiptarët

0
118

Rreth 77% e depozitave në euro zotërohen nga individët, ku më të preferuarat janë ato me afat 1-vjeçar (35% e totalit të individëve).

E dimë të gjithë që pagën mesatare e kemi shumë të ulët në krahasim em vendet e tjera të botës, por sidoqoftë jemi një popull që sa më shumë kohë kalon aq më shumë kursejmë. shifra kursimeve në depozitat, sipas Bankës së Shqipërisë arritën në 4 miliardë euro në 2018-n. Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë i kursimeve në monedhën euro.

Shtimi i depozitave në euro në 2018-n ishte shumë më i lartë krahasuar me vitin e mëparshëm, kur ato u rritën me vetëm 68 milionë euro. Në vitin 2018 rritja erdhi nga depozitat pa afat të individëve dhe nga kursimet e korporatave jo financiare.

Nga ana tjetër depozitat në monedhën vendase shënuan rënie në 2018-n, duke u tkurrur me rreth 4%, apo gati 17 miliardë lekë më pak.

Në total, depozitat të raportuara në lekë ishin 988 miliardë lekë, me një tkurrje prej 3.2%, të ndikuar nga leku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here