Mehmetaj: Makiazhi që Rama i vesh qeverisë për të larguar vëmendjen nga aferat korruptive…

0
78

Deputejta e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj u shpreh se deputetët e LSI-së do të jenë të pranishëm në seancën e jashtëzakonshme plenare që do të nis sot në orën 17:00.

Gjatë një interviste për Televizionin Fax News, Mehmetaj u shpreh se emërimi i ministrave të rinjë është një makiazh që Rama i vesh qeverisë për të larguar vëmendjen nga aferat korruptive dhe keq qeverisja.

Sa i përket vetëemërimit të kryeministrit Rama në krye të punëve të jashtme, deputetja u shpreh se ky është një eksperiment ku shqiptarët nuk mund të lejojnë lojëra të tilla dhe sipas saj, për këtë nuk duhet ti japin kohë atij.

“Opozita është marrë me emra të posaçëm ministrash. Për propozimin e Gent Cakajt komisioni hetimor për DSIK nuk lë vend për diskutim”.

E pyetur për deklaratat e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballëslidhur me reformën zgjedhure, Mehmetaj u përgjigj se: “Reforma zgjedhore është një tendencë për të gënjyer qytetarët dhe mediat nga të cilat pak kanë mbetur njësoj si ju që nuk përfshihet në manipulimet e lajmeve, por qëndrojnë gjithnjë përkrah interesit të qytetarëve”.

Sipas saj, deklaratat e Ballës janë gënjeshtra të një njeriu që duhej të ishte në bankën e të akuzuarit për një sërë shkeljesh ligjore që ka kryer.

Deputetja sqaron se opozita u kthye në parlament gjatë zhvillimit të protestës së studentëve dhe me disa projektligje me të cilat sipas saj ofrohej zgjidhje për kërkesat e tyre.

“Qëllimi i partive opozitare është një, ato e kuptojnë situatën e vështirë në të cilën ndodhen familjet shqiptare dhe në punën tonë të përditshme është përmirësimi i jetës së tyre. Hapi i parë për ta realizuar këtë është largimi i Edi Ramës nga pushteti. Gjatë seancës së sotme opozita do të bëjë publike të gjitha dështimet e Ramës,” – u shpreh Mehmetaj.

Sipas saj, asnjë nga sjelljet e opozitës në Kuvend të cilat shpesh janë shoqëruar me tensione dhe dhunë, nuk ka qenë të paramenduara. Sipas Kejdi Mehmetajt, të gjitha kanë qenë si pasojë dhe kundërpërgjigje e provokimeve nga ana e mazhorancës.

Lidhur me marrëdhënien që do të ketë opozita gjatë vitit 2019 me Parlamentin, ajo u ahpreh se akoma nuk mund të themi se kemi një qëndrim zyrtarë pasi sipas saj, kjo mbetet të vendoset nga qëndrimi i shumicës që përbëjnë strukturat e partive opozitare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here