Vitore Tusha në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit

0
176

 

Pas kandidaturës së anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tushës për postin e kryetares së re të Kontrollit të Lartë të Shtetit, vjen reagimi nga deputeti i PS-së Taulant Balla. Ky i fundit pohoi se me dekretin do të njihen ditën e enjte, ndërsa theksoi se PS vlerëson figurën e Tushës. Ai tha më tej se për funksionimin e KLSH, do të ndiqen të gjitha procedurat.

“Me dekretin do njihemi ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës, kryetari njofton seancën plenare dhe deri në shqyrtimin nga komisoni përkates do hezitoja të bëja cdo koment. Vlersojmë personalitetin e zonjes ne funksionet që ka mbajtur. Është sukses në kalimin e vettingut, meriton gjithë respektin po kini parasysh që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jete pet shkak te prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Do ndjekim procedurën sipas Kushtetutës për funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. S’ do ketë as vonesa as nxitim”, tha Balla. Teksa u pyet për çështjen ‘Lleshi’, Balla tha se Kushtetuta është shumë e qartë.

“Kjo çështje ka pas një zgjidhje që kur është propozuar nga kryeministri. Për të tejkaluar një problem që u krijua pa dashje nga ana e presidentit sepse kushtetuta është shumë e qartë”, tha Balla.

Kujtojmë se Tusha është kandidatja e përzgjedhur edhe nga presidenti Meta, mes 34 pjesëmarrësve të tjerë në këtë garë. Tusha është pretendente për të zëvendësuan Bujar Leskajn, të cilit në dhjetor të këtij viti i mbaron mandati. Leskaj deklaroi publikisht se nuk do të garonte më për këtë pozicion.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here