Parashikimi i Hawking ka tёrhequr vёmendje me sugjerimin se njё rracё e re supernjerzore mund tё krijohet kur…

0
411

Shkencёtari Stephen Hawking,  parashikoi qё modifikimet gjentike mund tё krijojё specie tё reja tё afta pёr tё shkatërruar rracёn njerёzore.

Shkencёtari dhe autori i ndjerё,  ka tёrhequr edhe njё herё vёmendje me sugjerimin se njё rracё e re supernjerzore mund tё krijohet kur tё pasurit zgjedhin tё modifikojnё AND-nё e fёmijёve tё tyre.

Hawking, autor i “Njё histori e shkurtёr e kohёs”, i cili u nda nga jeta nё Mars, e publikoi kёtё parashikim nё sёrё artikujsh.

Ai shkruan se mundёsia e modifikimit tё gjeneve njerёzore mund tё krijojё njё rracё tё re supernjerzore tё aftё pёr tё shkaterruar rracёn njerёzore.

“Jam i sigurtё se gjatё kёtij shekulli njerёzit do tё zbulojnё si tё modifikojnё inteligjencёn dhe instikte tё tjera si agresivitetin”

“Me siguri do tё hartohen ligje qё do tё ndalojnё modifikimin gjenetik tё njerёzve por disa nuk do t’i rezistojnё dot tundimit pёr tё pёrmirёsuar karakteristika tё tilla si kujtesa, jetёgjatёsia dhe rezistenca ndaj sёmundjeve.”

“Sapo supernjerёzit e tillё tё fillojnё tё shfaqen, do tё hasim probleme politike me njerёzit e “zakonshёm” tё cilёt nuk do tё jenё tё aftё pёr tё konkuruar me ta”

“Ndoshta do tё pakёsohemi ose do tё jemi tё padobishёm nё shoqёri dhe do tё zёvendёsohemi nga njё rracё e re e aftё pёr t’u pёrmirёsuar vazhdimisht.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here