Dedja: Çdo vendim antikushtetues do përballet me Kushtetuesen

0
168

“Një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament në një moment kur Shqipëria të ketë një gjykatë Kushtetuese funksionale”.

Deklarata e kreut të shtetit pak ditë më parë në Zërin e Amerikës që vë në rrezik ratifikimin e marrëveshjes së detit e bën dhe më urgjente konstituimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

E paralizuar që në mars të këtij viti, gjykata që është gardiani i fundit  në respektimin e Kushtetutës vijon të jetë vetmë me 2 anëtarë nga 9 që duhet të ketë.

Edhe pse tregohet i kujdesshëm që të mos bjerë pre e intepretimeve politike lidhur me marrëveshjen e detit, edhe kryetari i kësaj gjykate ndan të njëjtin mendim me kreun e shtetit.

Bashkim Dedja: Këto përplasje kushtetuese mund të vihen përpara Gjykatës Kushtetuese. Secili e intepreson siç e vlerëson, president, parlament, qeveri. Kjo është në të drejtën e tyre.

Por çfarë e mban këtë Gjykatë Kushtetuese jashtë institucionit?

Kreu i Kushtetueses apelon që vlerësimi i figurave të drejtësisë të vijojë më shpejt.

Bashkim Dedja: Gjykata Kushtetuese është jashtë funksioni sa i takon vendimmarrjes. Pritet ngritja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të nisë procedura për emërimin e anëtarëve të rinj.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është jashtë funksioni pasi 5 prej anëtarëve, mes të cilëve edhe kryetari nuk e kanë kaluar procesin e vetingut, duke dalë jashtë sistemit të drejtësisë.

Kreu i gjykatës Kushtetuese apelon për miratimin e pr/ligjit për shkollën e Magjistraturës pasi në të kundërt sistemi do të përballet me pasoja të rënda.

Bashkim Dedja: Nëse nuk ndodh një gjë e tillë dhe nuk gjendet një zgjidhje dhe të nisë funksionimi i shkollës së magjistraturës mund të ndodhemi para situatave të cilat nuk do dëshironim askush të ishim.

Pozita dhe opozita nuk bien dakord me miratimin e ligjit të magjistraturës duke e lënë këtë proces në udhëkryq

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here