Mamatë e famshme shqiptare që pas shtatzënisë u rikthyen më seksi se kurrë

0
279

Të ruash linjat ndërsa vitet kalojnë është një sfidë e vërtetë, e cila bëhet dhe më e madhe në momentin e lindjes së një fëmije. Ndryshimet që pëson trupi pas shtatzënisë janë të shumta dhe kilogramët e tepërt rëndojmë më shumë se kurrë më parë.

Mirëpo disa prej të famshmeve shqiptare të cilat janë bërë nëna kohët e fundit na kanë dëshmuar se për to shtatzënia ka qenë një ogur i mirë dhe ato janë rikthyer super në formë shumë shpejt.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj më 12 korrik u bë nënë për herë të parë e një vajze, të cilën e pagëzoi me emrin e veçantë, Ajka. Vetëm 2 javë pas lindjes ajo publikoi në Instagram një foto ku shfaqet më në formë se kurrë duke na surpizuar të gjithë me pamjen e saj.

Ndërsa super mami i showbiz-it shqiptar mund të themi me plot bindje që është modelja me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj. Më 22 qershor ajo u bë nënë për herë të dytë e një vajze, të cilën e pagëzoi me emrin Mia Soraya.

 

Ajo është tepër aktive në rrjetet sociale dhe çdo ditë ndan me fansat imazhe ku tregon se si duket trupi i saj pas shtatzënisë. Mirëpo shfaqja e saj për herë të parë me rroba banje pas lindjes i la të gjithë pa fjalë. Ajo duket në formë perfekte dhe më seksi se sa ka qenë edhe para shtatzënisë.

Amarda Toska rreth 5 muaj më parë u bë nënë e një vajze, e cila quhet Sia. Vetëm një muaj pas sjelljes në jetë të vajzës Ami publikoi një foto në Instagram ku shfaqej në super formë.

 

Gjatë muajve të verës ajo  ka qenë me pushime në Francë dhe së fundmi në Greqi, nga ku ka publikuar foto të shumta ku bien në sy linjat e saj seksi.

Modelja e njohur Andonia Dobi, e cila u bë nënë për herë të parë në moshën 21–vjeçare na surprizoi të gjithë me shfaqjen e saj në super-formë vetëm 2 muaj pas lindjes së vajzës.

 

Ish-modelja e “Icon Agency”, Amina Shena u bë nënë për herë të parë më 14 qershor. Ajo u bë nënë e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Jetnis Junior Dollapi.

Edhe pse kanë kaluar vetëm pak javë nga sjellja në jetë e vogëlushit të saj, nëpërmjet fotove që ka postuar në rrjetet sociale Amina na ka treguar se duket më seksi se kurrë më parë.

 

Këngëtarja Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë më 30 janar të këtij viti. Ajo solli në jetë një vajzë bukuroshe, Khloe-s. Pa kaluar shumë kohë nga lindja e vajzës Zaimina na befasoi të gjithë me linjat e saj perfekte.

Ajo u shfaq pas lindjes me linja seksi si të një modeleje saqë të gjithë e xhelozuam.

 

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu një vit më parë u bë nënë e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Tian. Pas lindjes ajo iu përkushtua jetës familjare, por pa anashkaluar edhe kujdesin për pamjen e saj të jashtme dhe rikthimin e linjave.

Stërvitja e vazhdueshme në palestër e riktheu Tunën shumë shpejt në formë dhe shfaqet në një formë perfekte. Ditën e djeshme ajo publikoi edhe këngën e parë pas një shkëputje të gjatë nga muzika.

 

Suada Sherifi i surprizoi të gjithë teksa 11 ditë pas sjelljes në jetë të vajzës së saj Dezi, postoi një foto në Instagram. Ajo u shfaq e veshur me një fustan, të cilin e kishte veshur edhe para se të ngelej shtatzënë dhe duket më seksi se kurrë më parë. Por si arriti Suada ti rifitoj linjat kaq shpejt?

“E vërteta fare është që, përveç një regjimi që unë e kam mbajtur edhe gjatë shtatzënisë, që konsiston në një dietë të shëndetshme, unë ushtrohem në palestër 2-3 herë në javë. Një faktor kyç është geni dhe metabolizmi. Plus vite të tëra që kam luajtur basketboll, janë një ndihmë shumë e madhe për t’u rikthyer në formë”: ka rrëfyer Suada.

 

Trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha u bë nënë për herë të parë më 13 dhjetor të vitit 2016. Ajo e pagëzoi djalin e saj me emrin e veçantë London Noor.

Vetëm 5 muaj pas lindjes ajo postoi në Instagram një foto ku shfaqej me rroba banje dhe dukej në formë shumë të mirë fizike.

Sara falë stërvitjes së vazhdueshme në palestër ka arritur jo vetëm të rikthehet në super formë, por të duket edhe më seksi se sa para shtatzënisë.

*Kujdes! Ndalohet riprodhimi i këtij materiali pa lejen e redaksisë së Iconstyle.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here