Trualli i Teatrit Kombëtar/ Reagon Vokshi: Ju kanë urdhëruar që…

0
223

Kreu i Hipotekës, Valdrin Pjetri është thirrur në Komisionin e Medias për të dhënë sqarime sa i takon çështjes së truallit të Teatrit Kombëtar. Që në nisje të mbledhjes, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi i tërhoqi vëmendjen kryeregjistrusit pasi nuk paraqitet para Kuvendit informacionet e kërkuara. “Nuk na i keni vënë në dispozicion hartën e pronësisë për zonën e teatrit Kombëtar. Jam e sigurt me urdhër nga lart, keni refuzuar të na jepnin informacionin e kërkuar”, tha Vokshi.

Replikat në Komision:

Pjetri: E keni informacionin

Vokshi: Informacioni i sjellë në komision, i pasaktë

Pjetri: S’kam patur kohë të sjell informacione të tjera. Sqarojmë se zyra mund të japë informacion vetëm për truallin me pronar shtetin. Për të tjerat, askush s’mund të nxjerrë informacion.

Vokshi: Citimet që ju bëni në ligj s’janë të sakta. Po bazohemi në një ligj specific që është  miratuar me votat e mazhorancës. Në bazë të ligjit do ketë specifikime. Kontrolluesi nuk është i detyruar të informojë subjektin. Nëse duhet ne bëjmë përpunimin e të dhënave dhe të ruajmë konfidencialitetin.

Pjetri: Mbrohen nga ligji për të dhënat personale. Nëse ata japin pëlqimin informacioni jepet

Vokshi: Justifikimet mbi këto ligje janë të pasakta. Ju nuk keni të drejtë të refuzoni informacionin e klasifikuar. Ju kanë urdhëruar të refuzoni informacionin

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here