Vasili: Kjo drejtësi funksionon me regji dhe është e kapur

0
84

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se të gjithë prisnim një drejtësi që funksionon e pavarur, por se nuk po ndodh kështu.

Vasili thekson se kjo drejtësi funksionon me regji dhe ëhstë totalisht e kapur nga pushteti.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili:

Askush nuk mashtrohet nga Drejtesia me regji!!!

Te gjithe i kane pasur syte te Drejtesia me shpresen e ndryshimit te saj te vertete edhe pas bombardimit propagandistik lidhur me reformen ne drejtesi dhe pritshmerite e larta te saj per nje drejtesi te re, te pavarur dhe efikase.

Por dukshem ne vend te veprimit te drejtesise ne kohe dhe qe ju jep pergjigje ngjarjeve te renda dhe korrupsionit te tmerrshem, ne sot po asistojme perdite ne nje Drejtesi qe funksionon me regji dhe te kapur.

Faktet flasin vete:

Kur ne vend te cuarjes perpara drejtesise te pergjegjesve te qeverise per korrupsionin gjigand tek Astiri dhe korrupsioni shkoi deri ne Delaëare te SHBA, Drejtesia me regji hapi ceshtje te konsumuara te 20 vjet perpara vetem per te devijuar vemendjen ndaj edhe zhgenjimi ishte shume i madh

Kur korrupsioni elektoral dhe krimet zgjedhore perfshire ngjarjet e Elbasanit dhe Kavajes buçisnin ane e mbane vendit drejtesia me regji nuk bente asgje e ne te kundert bente sikur arrestonte te vdekurit e Dosjes se Dibres pa prekur asnje minister e zyrtar i qeverise.

Kur Antimafia beri nje aksion ku dhjetra komandante e shefa policie kapen te perfshire koke e kembe me trafikun kriminal te droges, Drejtesia me regji per te devijuar vemendjen arreston nje kryetar bashkie ne Lushnje te diskredituar e te inkriminuar sheshit dhe te cilit i kishin hedhur bomben ne zyre qe vite me pare.

Denoncimeve pafund te opozites per korrupsion drejtesia me regji nuk ju jep pergjigje, por ne te kundert bente sikur denonte njerez qe i kishin dhene policit 10 mije leke te vjetra per te mos u gjobitur.

Ndersa te gjithe shqiptaret prisnin hetimin per qindra denoncime per krimet e qeverise ne 25 prill, Drejtesia me regji “bubullonte” per manipulimin e ndeshjes ne Permet te futbollit te kategorise se dyte.

Te gjithe prisnin qe te denoheshin qeveritaret, qe vidhnin me tenderat e Pandemise me cmimet e vendosura shumefish prej tyre, por asgje s’ndodhi dhe ceshtjet u mbyllen.

Te gjithe prisnin te hetoheshin mijra vdekje nga pandemia te fshehura nga qeveria, por drejtesia me regji hesht.

Te gjithe prisnin hetimin e Kryeministrit, qe shantazhoi punonjesin e policise Emiljano Nuhu qe denoncoi te vertetat dhe u detyrua te largohet nga vendi, por drejtesia me regji heshti.

Te gjithe prisnin hetimin dhe denimin e krereve te policise qe manipuluan provat dhe mashtruan opinionin per vrasjen e Klodian Rashes, por drejtesia me regji prap heshti dhe mbylli gjithshka.

Te gjithe prisnin te hetoheshin policia dhe ministria e brendeshme per arrestimet dhe dhunen e banditeve civile te pa identifikuar gjate protestes per shembjen e Teatrit.

Te gjithe prisnin te hetohej krimi shteteror monstruoz per shembjen e Teatrit, por serish asgje s’ndodhi.

Keto jane vetem pak nga qindra faktet.

Fakti me i madh mbetet qe Drejtesia me regji ne vend qe tu ktheje pergjigje ketyre ceshtjeve tronditese, perkundrazi inskenon veprime pa vlere ndaj personave te mbaruar vetem e vetem qe te realizoje devijimin propagandistik te vemendjes.

Reforma ne Drejtesi nuk kishte absolutisht nje qellim te tille.

Reforma ne Drejtesi kishte qellim ndertimin e institucioneve te pavarura, qe do te godisnin shume fort, shume shpejt, pa asnje kompromis dhe te pandikuar nga asnje faktor vendas dhe i huaj.

Realiteti flet qarte per nje drejtesi te kapur dhe qe funksionon me regji si zgjatim i qeverise se rilindjes dhe kryeministrit te saj.

Besimin te drejtesia e formesojne vetem e vetem vendimet e forta dhe te shpejta per ato ceshtje, qe perbejne shqetesim shperthyes shoqeror.

Funksionimi i Drejtesise me regji dhe sipas axhendes propagandistike qeveritare per te devijuar vemendjen e opinionit publik dhe mbyllja nga drejtesia e te gjitha ceshtjeve, qe lidhen me qeverine do te thote rrenim i drejtesise dhe i besimit te qytetareve tek ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here