Paloka: “Heshtja flet, më shumë se gjithë diareja orale e Ballës”

0
241

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka reagoi sot për qëndrimin e kreut të deputetëve të PS-së, Taulant Balla lidhur me akuzuat që i janë bërë për 3.5 milionë eurot e kapura në Durrës.

Në një reagim në Facebook, Paloka tha se Balla foli për çdo gjë, por jo për akuzat që i janë bërë personalisht.

“Jo Babale po Ballballe. Heshtje qe flet me shume se gjithë diareja orale e Balles.

Është akuzuar direkt që të enjten për një fakt që dje u konfirmua katërcipërisht, por heshti. Ai, që shefi i tij e përdor si letër higjenike, për të fshire gjithë pislliqet që i plasin Ramës nga çdo kavitet i tij, sot që është i akuzuar direkt, in persona, heshti.

Heshti të enjten. Heshti dje. U fsheh dhe sot pasi foli kryetari i opozitës.

Gazetaret kanë që dje që e kërkojnë. E kërkuan edhe sot. Ju premtoi se do të dilte me deklaratë nga PS pasi foli kryetari i opozitës, caktoi dhe orën, por e anuloi dhe në fund lëshoi vetëm gazra në faqen e fb. Asnjë fjale për akuzën që i behet. Siç duket, siç ndodh rëndom në raste të tilla, avokatët e kanë këshilluar të heshtë, sepse mund te rendoje pozitën ku e kane kapur”,- deklaroi Edi Paloka

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here