Çfarë po “harron” të thotë ambasadori Lu

0
777

Ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu u rikthye dje të flasë për reformën në drejtësi. Në parantezë vlen të theksohet se domosdoshmëria e pastrimit të sistemit nga të korruptuarit dhe njerëzit e lidhur me botën e errët është padyshim një reformë që mirëpritet pasi në rradhë të parë i sjell të mira të ardhmes së vendit. Por eshte thelbesisht e rendesishme qe te kemi nje reforme te paanshme, ku drejtesia te jape drejtesi e jo te jete çekan ne doren e pushtetit.

I pyetur nga “top-channel” lidhur me vonesat e ngritjes së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare e Hetimit, ambasadori tha se,: “ Vonesat kanë ardhur për dy arsye. E para, ishte kundërshtimi i ligjit të Vettingut nga opozita. Ata e humbën këtë sfidë. E dyta, ishte vonesa në gjetjen e kandidatëve të kualifikuar jashtë sistemit të drejtësisë për anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së. Tashmë, të dyja këto çështje janë zgjidhur. Kandidatët për këto institucione janë duke kaluar në procesin e Vettingut. Ata do të jenë funksionalë shumë shpejt ”.

Dhe nga kjo përgjigje e ambasadorit lindin dy çështje që duhen sqaruar. Pikësëpari sa i përket Vettingut, është e njohur gjerësisht se ligji pati jo pak shkelje, të kryesuara edhe nga përkthimi i famshëm i Euralius, ku shefi i këtij të fundit mori çantat e iku turravrap nga Shqipëria pas zbulimit të mashtrimit.

Para votimit të paketës me ndryshime kushtetuese në Parlament në 22 korrik, ambasaodrët vendosën garancinë se ligjet shoqëruese të reformës do kalonin me konsensus mes palëve dhe se nuk do kishte asnjë shkelje. Por krejt e kundërta ndodhi. Mazhoranca vendosi me forcën e kartonit dhe asnjë reagim nuk erdhi nga ambasadorët!

Ndërkohë pika e dytë ku vlen të ndalesh në deklaratën e ambasadorit është kur flet për vonesat në gjetjen e kandidatëve për KLP e KLGJ. Në këtë pikë, ambasadori, ashtu si edhe kolegia e tij Vlahutin, nuk përmendin asnjëherë në publik shkeljen flagrante me përzgjedhjen e këtyre anëtarëve. Në dy raste u zhvlerësua totalisht Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ( ONM-ja e famshme për të cilën ambasadorët flisnin me zell). Disa anëtarë të tjerë të përzgjedhur kishin punuar më parë në sistemin e regjimit e disa të tjerë kishin fshehur dënimet, të tëra këtyo akuza të faktuara me dokumenta. Por për këto ambasadori nuk foli aspak, edhe pse ONM-ja u rrëzua.

Në fund të deklaratës, ambasadori foli edhe për kundërshtuesit e mënyrës se si reforma po zbatohet duke theksuar:  “Nuk është për t’u habitur që politikanët vazhdojnë të kritikojnë dhe të mbjellin dyshime për këto struktura. Ata ishin dikur të paprekshëm. Tani ata kanë frikë”. Në fakt në një pjesë të mirë të deklaratës ambasadori ka të drejtë pasi nuk janë të paktë politikanët që i tremben drejtësisë. Por  kyesorja është që drejtësia të jetë e drejtë dhe jo nën pushtetin e një kahu politik, siç po ndjek rrugën reforma e drejtësisë.

*Standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here