“Mos bindja civile vjen nga zhvatja, rriten taksat dhe shtohet varfëria”

0
154

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News tha se,:

“Taksa e Rrugës kemi thënë të hiqet, taksa e shtuar e pronës, taksa shtesë e ujit. Janë taksa të reja që janë shtuar në mënyrë flagrante që nuk kanë arsye ekonomike për t’u paguar. Ka një vlerësim nga FMN që thotë se megjithëse ka një politikë rritje të taksave, të ardhurat nuk janë shtuar. Duke u rritur taksat, është rritur varfëria. Polarizimi është rritur në mënyrë të frikshme, jo sipas meje, por studimeve. Mos bindja civile është një normë pas kjo zhvatje që nuk prodhon gjë. Në 2013, gropa nga mos pagesa e bizneseve, tani gropa e hapur nga koncesionet është e frikshme, qindra milionë eurosh. Erdhi një alarm nga FMN dhe arriti edhe ambasada amerikane të thotë të njëjtën gjë. Kur bëhet fjalë për një humnerë që mund të na fusë brenda. Në 97 na futën piramidat. Nëse mijëra qytetarë nuk do ta paguajnë ujin, të shohim se çfarë mund të bëjë qeveria”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here