Ja rregullat e reja dhe çfarë duhet të dinë bizneset

0
245

Qeveria i ka propozuar Kuvendit miratimin e pr/ligjit “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”.

Ky ligj përcakton parimet dhe rregullat e përgjithshme për hartimin dhe përbërësit e pasqyrave financiare, përcaktimin e standardeve kontabël të zbatueshëm, si dhe mbajtjen e kontabilitetit.

Ky ligj zbatohet nga:

a) njësitë ekonomike që kanë qëllime fitimprurëse, pavarësisht nga forma e tyre juridike ose nga kërkesat e veçanta ligjore që mund të zbatohen ndaj tyre.

b) njësitë ekonomike jofitimprurëse, me përjashtim të rasteve kur pasqyrat financiare dhe kontabiliteti i tyre janë subjekt i ligjeve ose i rregullimeve të veçanta.

c) njësitë e qeverisjes së përgjithshme, kur pasqyrat financiare dhe kontabiliteti i tyre nuk janë subjekt i ligjeve apo rregullimeve të veçanta.

Kategoritë e njësive ekonomike dhe grupeve

Në zbatim të këtij ligji, në varësi të kritereve që përmbushin, njësitë ekonomike klasifikohen në:

Mikronjësi ekonomike – njësitë ekonomike, që në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme:

a) Aktivi, 15 milionë lekë;

b) Të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 30 milionë lekë;

c) Numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 10.

Njësi ekonomike të vogla – njësitë ekonomike, jo mikro, që në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme:

a) Aktivi, 150 milionë lekë;

b) Të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 300 milionë lekë;

c) Numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 50.

Njësi ekonomike të mesme – njësitë ekonomike, jo mikro dhe jo të vogla, që në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme:

a) Aktivi, 750 milionë lekë;

b) Të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 1500 milionë lekë;

c) Numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 250.

 

Njësi ekonomike të mëdha – njësitë ekonomike, që në datën e raportimit tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme:

a) Aktivi, 750 milionë lekë;

b) Të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 1 500 milionë lekë;

c) Numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 250.

Në zbatim të këtij ligji, në varësi të kritereve që përmbushin, grupet e njësive ekonomike klasifikohen në:

Grupe të vogla – grupet e njësive ekonomike, të cilat në datën e raportimit të njësisë mëmë, pas konsolidimit, nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme:

a) Aktivi, 150 milionë lekë;

b) Të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi),  300 milionë lekë;

c) Numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 50.

Grupe të mesme – grupet e njësive ekonomike, që nuk janë të vogla, të cilat në datën e raportimit të njësisë mëmë, pas konsolidimit, nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme:

a) Aktivi, 750 milionë lekë;

b) Të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 1 500 milionë lekë;

c) Numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 250.

Grupe të mëdha – grupet e njësive ekonomike, të cilat në datën e raportimit të njësisë mëmë, pas konsolidimit, tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme:

a) Aktivi, 750 milionë lekë;

b) Të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 1 500 milionë lekë;

c) Numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 250.

Referuar pr/ligjit të gjitha njësitë ekonomike, subjekt i këtij ligji, e organizojnë mbajtjen e kontabilitetit dhe raportimin financiar mbi bazën e parimeve dhe metodave që përcaktohen nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit ose Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit, në varësi të standardeve kontabël të aplikueshme.

Dokumentet kontabël ruhen në selinë, ku zhvillohet aktiviteti ekonomik i njësisë ekonomike, për 10 vjet rresht, pas mbylljes së periudhës raportuese së cilës i përkasin, me përjashtim të atyre që, me ligj ose akt tjetër nënligjor, u përcaktohet një afat më i gjatë ruajtjeje. I njëjti afat zbatohet edhe për dokumentet informatike (bartësit) dhe printimet e tyre.

Pasqyrat financiare të grupit ruhen nga njësia mëmë. Kohëzgjatja e periudhës raportuese është 12 muaj.

Periudha raportuese fillon në datën 1 janar dhe përfundon në datën 31 dhjetor. Përjashtimet për veprimtaritë e veçanta, me propozimin e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, miratohen nga ministri përgjegjës për financat.

Kohëzgjatja e periudhës raportuese, në rastet e nisjes apo mbylljes së aktivitetit, mund të jetë më e shkurtër ose më e gjatë se 12 muaj, por, gjithsesi, nuk mund të jetë më e shkurtër se 3 muaj dhe më e gjatë se 15 muaj.

Në rastin kur periudha raportuese do të jetë më e gjatë se 12 muaj, atëherë momenti i fillimit/mbarimit do të jetë jo më herët/vonë se 3-mujori i fundit/i parë i periudhës paraardhëse/pasardhëse.

Regjistrat kontabël mbahen në gjuhën shqipe dhe vlerat shprehen në monedhën funksionale. Pasqyrat financiare paraqiten në gjuhën shqipe dhe vlerat shprehen në njësinë monetare kombëtare.

Dokumentet e shprehura në gjuhë dhe/ose në njësi monetare të huaja, të ardhura nga/ose të dërguara për njësitë ekonomike të huaja, që nuk kanë seli të përhershme në Republikën e Shqipërisë, duhet të zbatojnë kërkesat e pikës 1 të këtij neni.

Njësitë ekonomike i regjistrojnë veprimet ekonomike:

a) në njësi monetare kombëtare ose në njësi monetare të huaja, kur kjo e fundit është monedha funksionale; ose

b) në njësi monetare të huaja, duke i konvertuar ato në njësi monetare kombëtare, në përputhje me standardet kontabël përkatëse, kur kjo e fundit është monedha funksionale.

Pasqyrat financiare mund të paraqiten në shifra të rrumbullakosura, nëse nuk shkaktohet humbje e të dhënave, që kanë ndikim te përdoruesit e këtyre pasqyrave.

Pasqyrat financiare vjetore, përveç rasteve që parashikohen në mënyrë specifike nga standardet kombëtare të kontabilitetit apo standardet ndërkombëtare të raportimit financiar, minimalisht duhet të përmbajnë:

a)  pasqyrën e pozicionit financiar;

b) pasqyrën e performancës (pasqyrën e të ardhurave dhe të shpenzimeve);

c)  shënimet e pasqyrave financiare.

Njësitë ekonomike të mesme, të mëdha dhe ato me interes publik, përveç sa parashikohet në pikën 1 të këtij neni, hartojnë edhe pasqyrat, si më poshtë:

a) Pasqyrën e të ardhurave gjithëpërfshirëse;

b) Pasqyrën e flukseve të mjeteve monetare;

c) Pasqyrën e ndryshimeve në kapitalet e veta.

Mikronjësitë, ndryshe nga sa parashikohet në pikat 1 dhe 2, duhet të hartojnë:

a) një pasqyrë të shkurtuar të pozicionit financiar;

b) një pasqyrë të shkurtuar të performancës (pasqyrën e të ardhurave dhe të shpenzimeve);

c) shënime të shkurtuara të pasqyrave financiare.

Njësitë ekonomike jofitimprurëse (OJF) hartojnë pasqyrat financiare, si më poshtë vijon:

a)  Pasqyrën e pozicionit financiar;

b)  Pasqyrën e aktiviteteve;

c)  Pasqyrën e fluksit të mjeteve monetare;

ç) Shënimet shpjeguese

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here