Shkarkohet trajneri i Superligës Shqiptare

0
157

Pas barazimit 1-1 ndaj Teutës, klubi i Partizanit ka shkarkuar trajnerin Sulejman Starova.

Si pasojë e rezultateve të dobëta klubi kryeqytetas ka marrë këtë vendim pasi në 5 ndeshjet e fundit Partizani ka marrë vetëm 1 fitore.

Kujtojmë që edhe më parë Starova paraqiti dorëheqjen e tij e cila nuk u miratua nga klubi i kuq pasi kishin besim te rikthimi.

Pas 23 javësh, Partizani i ka thënë lamtumirë titullit kampion por rrezikon edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës për shkak se pozicionohet në vendin e 5-të me 4 pikë larg zonës evropiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here