Misteri/ Pse iu vu tritol banesës në Tiranë? Ja çfarë deklaruan familjarët

0
191

Hetimet paraprake të Policisë duket se nuk japin një pistë të fortë lidhur me shpërthimin e ndodhur rreth orës 01:40, në rrugën “Shaban Bardhoshi” në Kombinat, te dera e jashtme e murit rrethues të banesës së Klaudio Ukës.

Nga shpërthimi, që dyshohet se u shkaktua me lëndë plasëse artizanale, nuk ka dëme në njerëz, njoftoi Policia, megjithatë janë shënuar dëme materiale.

Burime policore thanë për “Standard” se familjarët, në dëshmitë e tyre, thanë se nuk kanë ndonjë konflikt që mund të ketë sjellë shpërthimin.

Klaudio Uka është pronar i një bar-kafë në Tiranë dhe më herët ka qenë në emigrim. Uka ka treguar se prej 5 vitesh jeton në banesën në Kombinat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here