Arrestohet shqiptari në Itali pas operacionit të policisë

0
181

Një shqiptar 26-vjeçar është arrestuar nga policia rrugore e Arezzos, Itali, teksa shkonte drejt Romës me makinën e tij Mazda. Ai bëhet personi i gjashtë, pas katër italianëve dhe një marokeni të arrestuar në autostradën A/1 javën e kaluar.

Policët ishin sinjalizuar për një sasi kokaine që do të transportohej në rrugën që patrullonin ata, por nuk kishin dijeni për tipin e makinës që do të përdorte korrieri. Pa dekurajuar nga një fakt i tillë, dy patrulla policie dolën në rrugë për të ekzaminuar mjetet e transportit.

Gjatë gjithë pasdites mbi 13 mijë makina kaluan në të dy krahët e rrugës, por Mazda e drejtuar nga shqiptari tërhoqi më tepër vëmendjen e agjentëve. Policët i bënë shenjë të ndalonte dhe pas kontrollit i gjetën, nën kruskot, një pako kokainë, rreth një kile, të mbështjellë me celofan që kishte deizenjon e një peshku, ashtu si dhe një ngarkesë e kapur ditë më parë në Emilia Romagna.

Kokaina e pastër e transportuar nga shqiptari në treg to të kishte vlerën rreth 65 mijë euro. 26-vjeçari është arrestuar, ndërkohë që policia i sekuestroi edhe makinën, përveç drogës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here