Trafikonin drogë në Leçe, dy shqiptarë arrestohet me 217 kg marijuanë

0
168

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare dhe forcave Policore Italiane ka sjellë në kapjen dhe sekuestrimin e një sasie prej 217 kg lënde narkotike e llojit marjuanë në zonën e Leçes.

Policia e Shtetit shqiptar thotë se në pranga për posedim të lëndës narkotike janë vënë dy shtetas shqiptarë me banim në Itali.

“Bazuar në informacionet e dërguara në rrugë operative nga Policia  Kufitare Shqiptare nëpërmjet zyrës ndërlidhëse të Policisë Shqiptare  në Itali, policisë italianë  (shërbimit antidrogë, Policisë së Kufirit të Zonës 9 dhe Guardia di Finanza të Pulias), u bë i mundur arrestimi i shtetasve me iniciale  B. K.  37  vjeç dhe A.D. 26 vjeç , të cilët ishin në përgatitje të trafikimit të lëndës narkotike në zonën e Leçes, Itali”, sqaron policia.

Autoritetet shqiptare dhe ato italiane po hetojnë për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here