‘Bjondia dhe Kokëkuqja’, dy femrat që ‘peshkuan’ zyrtarin e lartë të BE-së

0
263

Kryetari i PBDNJ-së, Dule, ditën e djeshme gjatë një takimi me auditorin e Universitetit Europian të Tiranës, ka  deklaruar se diplomatë të huaj i kërkuan që të hynte në zgjedhje, pasi në mungesë të PD-së mund të sigurojë më shumë deputetë.

Sipas Dules një diplomat i rëndësishëm, edhe në prani të 4-5 aleatëve të tjerë të Partisë Demokratike, u ka bërë atyre një ofertë të pistë, ose më saktë kriminale për parametrat e demokracisë.

‘Braktisni kauzën e PD-së, hyni në zgjedhje sipas planit të Edi Ramës dhe merrni sa më shumë mandate nga ato të lënat bosh nga partia më e madhe opozitare në vend.’

Sot janë zbuluar diplomatët e huaj që kanë bërë këtë kërkesë. Bëhet fjalë për Shefin e Ballkanit Perëndimor në BE, zotin Eduard Auer i cili më datën 6 Prill, nga ora 17:30-18:30, ka organizuar një takim me aleatët kryesorë të Lulzim Bashës, Vangjel Dule, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu. Zoti Auer ka qenë i shoqëruar  nga zonjat Romana Vlahutin dhe Mikaela Matuela.

Një burim diplomatik informoi sot Hashtag.al se  Eduard Auer është instruktuar më herët nga Shefja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin si dhe nga zyrtarja e ONM-së Mikaela Matuela se në vend nuk kishte krizë dhe se bojkoti i zgjedhjeve nga ana e PD-së nuk shkaktonte asnjë problem.

Pas këtyre këshillave, Eduard Auer u ka kërkuar kryetarëve të partive aleate me Bashën që të futeshin në zgjedhje pasi mund të përfitonin më shumë vota nga mungesa e PD-së.

Por në një moment të takimit, zoti Auer është replikuar ashpër me Fatmir Mediun, ndërsa ky i fundit e quajti provokim dhe marrëzi kërkesën e diplomatit evropian.

Pasi ka pare reagimin ekstrem të Mediut, Eduard Auer ka kërkuar që përmbajtja e takimit të mbetej konfidenciale.  /Hashtag.al

Vlahutin-Eduard-Auer

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here