Paralajmërimi i Kryemadhit: Rama ka hyrë në gjak me rininë shqiptare, nuk do të gjejë qetësi derisa…

0
793

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, deklaroi gjatë një konference për mediat se Edi Rama ka hyrë në gjak me rininë shqiptare dhe derisa të largohet nga posti i Kryeministrit nuk do të mund të pijë kafe dhe të shëtisë i qetë.

Kryemadhi ka reaguar përmes një konference për mediat në lidhje me zhvillimet e ndodhura gjatë paradites, si në protestën e opozitës, ku u dhunuan nga policia protestuesit, ashtu edhe në sallën e Kuvendit.

Ajo e cilësoi si ditë të turpshme për Kuvendin e Shqipërisë atë që ndodhi sot.

Kryetarja e LSI-së tha se hyrja e Gardës së Republikës në sallën e Kuvendit është jo vetëm shkelje e ligjit, por tregon hapur instalimin e juntës së krimit të organizuar.

Imoralitet, papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale për qeverinë e Ramës, e cilësoi Kryemadhi dhunën ndaj protestuesve, vajzave dhe grave, si dhe deputetes Floida Kërpaçi.

“Edi rama urdhëroi arrestimin e 8 vajzave të reja, pasi gjatë rrugës për të pirë kafe në Bruksel dhe më pas në Neë York,  i dolën përpara me një parrullë që të ndërgjegjësohet, ose  të ikë dhe mos vijë më.

Rama urdhëroi ushtarët e tij të drogës, shefin e komisariatit të Rinasit, që jo vetëm të ndalojë, por edhe t’i dhunojë dhe fyejë ato.

Ftoj ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, që të hetojë sjelljen e shefit të komisariatit të Rinasit, me të njëjtin seriozitet që ndërhyri për lirimin e të rinjve dhe të rejave të LRI-së.

Manipulimi që synon ti bëjë Rama opinionit publik se janë goditur policë apo institucuionet është jo vetëm qesharak, por edhe monstruoz.

Sot ishin me qindra mijëra shqiptarë në shesh, nesër do të jenë më shumë. Nuk na ngelet gjë tjetër vetëm ti drejtohemi shqiptarëve qytet më qytet, rrugicë më rrugicë, për t’i treguar fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.

Rama ta harrojë se gjaku i Floida Kërpaçit do të lahet nga bluza e saj.  Unë jam këtu për t’i deklaruar se me dhunën ndaj vajzave dhe të rinjve, Edi Rama ka hyrë në gjak me rininë shqiptare dhe nuk do të pijë kafe apo nuk do të shëtisë i qetë në rrugët e Tiranës, sikundër ka bërë deri më sot”, tha Kryemadhi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here