Drejtori i Urgjencës Kombëtare: Javën e dytë do të kemi një numër më të madh të personave të prekur nga koronavirusi

0
91

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj per emision ‘Real Story’ në ‘News24’, deklaroi se javen e dyte do te kete  një numër më të madh të personave të prekur nga koronavirusi, pasi përkon me javën e inkubacionit.

“Ritmi përputhet me ecurinë e këtyre vendeve dhe ka një veçori. Ajo që po lexoja pak më parë, java e parë është ky bumi i parë. Më pas njerëzit nisin të rezervohen, në javën e dytë ka pasur rritje të numrit në Itali dhe kinë, për arsye të inkubacionit të virusit. Mund të ketë një rritje në javën e dytë, në drekë dhe në darkë sidomos. Studiuesit italianë dhe kinezë kanë përcaktuar 5 tipe. Ato nisin të trajtohen me një teknikë më pas me intubimit. këto masa drastike në lëvizjen e njerëzve, në kufizimin e tyre, do ta kufizojnë numrin e infeksioneve sesa në vendet ku u prit në një kohë të gjatë.”, tha kreu i Urgjencës Kombëtare.

Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse ndonjë prej të prekurve është ë gjendje të rëndë, Brataj theksoi se nuk ka dijeni të hollësishme, ndërsa theksoi se babai i pacientit zero kishte më shumë probleme.

“Babai i djalit, (Pacientit zero) ishte person me probleme pulmonare dhe pinte shumë duhan. Shenjat e nivelit të oksigjenit në gjak ishin në limitin e normës. S’di më shumë se çka thënë doktor Kalo.”, tha Brataj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here