Bylykbashi: Ja dy rrugët për zgjedhjen e Kryeprokurorit…

0
157

Oerd Bylykbashi, deputet i PD-së, tha se ngërçi i krijuar për Kryeprokurorin e ri mund të zgjidhet ose duke ngritur KLP ose duke i lënë Gjykatës Kushtetuese që të vendosë për mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm, ose për formulën e zgjedhjes së tij.

“Ne kërkojmë zbatimin e Kushtetutës. Mandati konstatohet i përfunduar nga KLP-ja. Dhe Kryeprokurori i ri, i përkohshëm ose jo vendoset me 3/5 e votave dhe nuk lë asnjë ekuivok. Nëse mazhoranca nuk do të kishte bllokuar formimin e KLP-së, nuk do ndodheshim këtu. Mazhoranca synon që të kapë drejtësinë nëpërmjet këtij Kryeprokurori të përkohshëm të zgjedhur me shumicë të thjeshtë. Kjo tregon se Kushtetuta ka një boshllëk, ne e kemi thënë me kohë. Por në rastin konkret mazhoranca po përpiqet ta shfrytëzojë për të zgjedhur një Kryeprokuror të përkohshëm. Rama me probleme të rënda dhe dosje të nxehta kërkon të ndikojë në hetimet e këtyre çështjeve. Sot ne kemi dy dispozita kushtetuese, i pari, me të cilin është zgjedhur edhe Llalla, i përcakton 5 vite, dhe një dispozitë që i jep Kryeprokurorit të ri mandatin e 7 viteve. Zgjidhja është, të ngrihet KLP ose të vendosë Gjykata Kushtetues”, deklaroi Bylykbashi në studion e TCH.

Më tej, ai shtoi se ajo që përcakton kushtetuta me tre të pestat është një detyrim.

“Nuk eksiton asnjë gjë e tillë që interpretime të caktuara të zëvendësojnë tekstin e Kushtetutës. Seanca plenare nuk mund të hyjë dot në këtë interpretim. Zbatimi i kushtetutës kërkon që këtë gjë të mos e bëjë Parlamenti, i cili kur i ti vijë radha ta bëjë, e kërkon me tre të pastat”, theksoi Bylykbashi.

Ai  shprehet se Prokurori i Përkohshëm mund të marrë vendime për të nisur hetime edhe ndaj atij që po heton dosjen “Habilaj”.

“Prokurori i Përkohshëm apo ai në detyrë ka të drejtë specifike deri në ngritjen e KLP, ai ka kompetenca kalimtare, të cilat thonë se Prokurori mund të pezullojë prokurorët sipas procedurës së përcaktuar nga ligji. Mund të hetojë shkeljet e brendshme disiplinore. Prokurori i përkohshëm mund të marrë vendime për të nisur hetime edhe ndaj atij që po heton dosjen “Habilaj”. Shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet një krimineli është që prokurori t’i hetojë provat keq dhe ta zvarris çështjen deri në 2 vite dhe kjo i intereson Edi Ramës. Kryeministri ka hallin të hap negociatat, ndërsa shqiptarët kanë hallin të shohin të arrestuar atë peshkun e madh”, tha Bylykbashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here