Basha komenton raportin e OSBE për zgjedhjet: Vota e qytetarëve u kërcënua, u dhunua dhe u ble

0
138

Kryedekokrati Lulzim Basha ka komentuar raportin e OSBE ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit dhe vë në pah gjetjet e tij kryesore.

Ai shton se në shumë qendra votimi është shtrembëruar në mënyrë të ndjeshme, votuesit janë vënë nën presion. Me anë të një statusi në Facebook ai thotë se më 25 qershor vota e qytetarëve u kërcënua, u dhunua dhe u ble.

STATUSI I PLOTE
Raporti i sapopublikuar i OSBE-ODIHIR për zgjedhjet e qershorit konfirmon se në këto zgjedhje vota e qytetarëve u kërcënua, u dhunua dhe u ble.

OSBE pohon se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të mungesës së thellë besimit të qytetarëve tek procesi zgjedhor dhe mbajtja e zgjedhjeve të ndërshme dhe liria.

Raporti nxjerr në pah se votimi i 25 qershorit shënoi shumë parregullsi themelore, që kanë ndikuar direkt rezultatin e zgjedhjeve.

Në mënyrë të veçantë raporti thekson marrjen e masave urgjente për:
– Ndalimin e dukurisë së përhapur të shtiblerjes së votës
– Ndalimin e financimeve kriminale të zgjedhjeve
– Ndalimin e presionit ndaj punonjësve publike dhe përdorimin e burimeve publike në zgjedhje
Të dhënat që ofron raporti tregojnë se praktikisht votimi është shtrembëruar në mënyrë të ndjeshme: mos verifikim të bojës shënuese në mbi 25 për qind të rasteve të vëzhguara; mos vendosjen e bojës në gisht në 12 për qind të rasteve të vëzhguara; votim në grup në rreth 11 për qind të rasteve të vëzhguara; votim për të tjerë në 5 për qind të rasteve të vëzhguara; hedhje firmash identike në 5 për qind të rasteve tëvëzhguara; mos respektim të rregullave për votimin e ndihmuar që shpeshherë u bë nga të njejtët persona për shumë individë të ndryshëm që kërkuan ndihmë për të votuar; ndërhyrje nga aktivistë partiakë. Raporti thekson se votuesit u trembën dhe u kërcënuan nga grupe aktivistësh të vendosur pranë apo përreth qëndrave të votimit.
Mbi 10 për qind e personave që kanë ndërhyrë në qëndrat e votimit si vëzhgues apo perfaqësues të partive politike kanë qenë të persona të paautorizuar.
Raporti e ka cilësuar votimin krejtësisht negativ në të paktën 7 për qind të qëndrave të votimit.
OSBE nxjerr në pah se mbulimi mediatik ka favorizuar PS-në. Jo vetëm që koha televizive ka qenë në favor të PS-së, në disa media kombëtare i është dhënë PS gati dy herë më shumë kohë se PD-së, por PS është përcjellë pothuajse gjithmonë pozitivisht ndërsa opozita është përcjellë me tone negative dhe kritike nga mediat kryesore.
OSBE bën thirrje për kryerjen e një reforme të thellë elektorale, e cila do të reflektojë të gjitha rekomandiemt e OSBE/ODIHr të vitieve 2013, 2015 dhe 2017.
Në mënyrë të veçantë thekson marrjen e masave urgjente për:
– Ndalimin e dukurisë së përhapur të shtiblerjes së votës
– Ndalimin e financimeve kriminale të zgjedhjeve
– Ndalimin e presionit ndaj punonjësve publike dhe përdorimin e burimeve publike në zgjedhje

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here