Lirimi i baronit shqiptar të drogës, mediat Italiane vënë alarmin: Hatija është arratisur

0
185

Vendimi i Gjykatës së Durrësit për ta lënë të lirë baronin shqiptar të drogës Alket Hatija ka habitur edhe mediat italiane.

Ato shkruajnë se ky vendim i gjykatës mund të sjellë arratisjen nga burgu të 45-vjeçarit, i cili në vendin fqinjë etiketohet si “Zoti i Drogës”. Nofkë kjo, që sipas medieve në Itali, Hatija e ka fituar për arsye të aftësisë për të trafikuar sasi të mëdha droge nga Shqipëria drejt vendit fqinjë.

 

“Il Corriere del Ticino” shkruan se vetëm pak ditë pas arrestimit të 44-vjeçarit në qytetin e Durrësit për shkak të urdhër-arrestit të lëshuar nga Italia, ai u la i lirë me vendim të gjykatës në Shqipëri.

“Një gjykatë shqiptare ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Hatijas deri në 40 ditë burg në pritje të ardhjes së dokumenteve gjyqësore nga Italia, ku ai duhet të kryejë dënimin me 20 vite për trafik droge. Sipas gjykatës shqiptare, Hatija e ka bërë dënimin për këtë krim. Në 2010 ai është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 10 vite burg, dhe ka dalë më herët për sjellje të mirë” shkruan e përditshmja italiane.

4-vjeçari prej kohësh dërgonte qindra kilogramë heroinë dhe kokainë nga Shqipëria në Itali Pas informacioneve të marra nga autoritetet e Milanos, policia shqiptare ka mundur të kapë Hatijën, që e kërkonin në kuadër të një dënimi në mungesë me 20 vjet burg.

“La Sicilia” shkruan se agjentët shqiptarë e kanë arrestuar në Durrës, teksa Hatija po shkonte të takonte një mikun e tij. Gjithashtu u zbulua se duke Hatija jetonte në një vilë me bunker në Berat dhe ruhej gjatë gjithë kohës nga truproja të armatosura.

Dënimi për të u dha pasi akuzohet për transportimin në Milano, në vitet 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë. Ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here