E tmerrshme/ Spitalla 1 muaj pa ujë të pijshëm, asnjë përpjekje dhe reagim zyrtar

0
157

Situata e ujit të pijshëm në Shqipëri është më emergjente se kurrë më parë. vera e nxehtë dhe mungesa e ujit të pijshëm në Shqipëri po e bëjnë edhe më të vështirë jetën e qytetarëve shqiptarë.

Një qytetar nga Spitalla e Durrësit ka denoncuar sot këtë situatë të rëndë ku thekson se ka 1 muaj që kjo zonë nuk ka ujë të pijshëm.

Ndërs shton se po heq paratë e bukës për të blerë ujë për të pirë, ndërkohë që  nga ana e organeve kompetente nuk ka asnjë përgjigje.

Denoncimi është bërë publik në Facebook, nga ish-kryeministri Sali Berisha.

‘Vere e etjes se madhe, e ndeshkimit te qytetareve!

Spitalla nje muaj pa uje!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirmbrema i nderuari Berisha une qe po te shkruaj jam nje banor i

Spitalles se Durresit. Kemi nje muaj qe rrim pa uje.Shkojme tek ujsjellsi nuk takojme dot drejtorin e ujsjellsit sikur te idhte presidenti Tamp.Me vuajtje dhe sakrifica heqim buken e femijeve per te bler uje .jam i vetmi person qe punoj per nje familje me antar prej kater vetash.Nderkohe qe as per femijet spo marr asnje lloj ndihme per vdekjen e mamase se tyre.Nuk e di se ku te shkojme.Ju lutemi ta ngreni kete shqetesim se une ndihem i pa takatshem.Ju faleminderit per ju”, shkruan is-kryeministri berisha në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here