LAJM I FUNDIT/ Publikohet lista e kandidatëve të PD për Qarkun Tiranë

0
3460

Partia Demokratike ka publikuar mbrëmjen e sotme listën e kandidatëve për deputetë në të 12 Qarqet e vendit me të cilën do garojë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Tirana;
Lulzim Basha
Oriola Pampuri
Rudina Hajdari
Grida Duma
Albana Vokshi
Jorida Tabaku
Sali Berisha
Halim Kosova
Gent Strazimiri
Fatmir Mediu
Dashamir Shehi
Gerti Bogdani
Fuad Haxhiymeri
Blendi Sula
Flamur Hoxha
Fatbardh Plaku
Dorjan Teliti
Besnik Fucia
Një ditë më parë, PD dorëzoi në KQZ kërkesën për t’u regjistruar si subjekt për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 qershorit dhe për ato në Kavajë, pas marrëveshjes së arritur me kryeministrin Rama.
Ashtu siç edhe u tha më herët, në listën e kandidatëve të PD-së këtë herë ka më shumë të rinj, për të cilët kreu i PD-së, Lulzim Basha në janar të këtij viti njoftoi se 30 për qind të listës së PD-së do ta përbëjnë vetëm përfaqësuesit e të rinjve. Demokratët janë të sigurt në fitoren e tyre dhe këtë e lajmëruan dje edhe përmes spotit të hapjes së fushatës elektorale pasditen e së shtunës.
“Ditën e shtunë Partia Demokratike dhe aleatët e saj nisin fushatën për zgjedhjet e 25 qershorit. Ishte lideri i PD-së, Lulzim Basha, i cili bën publik datën e nisjes së fushatës. “27 maj, ora 19:00, nisim rrugën drejt fitores vendimtare Republika e Re”, shkruante kreu i PD-së, Lulzim Basha në “Facebook”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here