“Përplasja e shekullit” mund të përsëritet sërish

0
198

Anthony Joshua më 29 prillë sfidoi titanin Vladimir Klitschko para 90 mijë të pranishmëve në “Wembley Stadium” duke e kthyer këtë ndeshje në më të ndjekurën në 50 vitet e fundit në ishullin Britanik e jo vetëm.

Në fund duhej të gëzonte vetëm një boksier dhe ai ishte anglezi Joshua. Sipas raportimeve të fundit shumë shpejt ukrainasi Vladimir Klitschko do ketë mundësinë për revansh.

Dueli është i vlefshëm për peshat e rënda në boks dhe mund të zhvillohet në tetor. Ky lajm ende nuk është zyrtarizuar, por mësohet se organizatorët po planifikojnë që duelin e dytë mes dy ikonave të boksit ta zhvillojnë në “Millenium Stadium”, në Cardiff (Uells). Ky është stadiumi ku më 3 qershor do të zhvillohet finalja e “Champions League” mes Juventusit dhe Real Madrid.
anthony-joshua1
Joshua ka konfirmuar se do të rikthehet në ring në vjeshtën e këtij viti dhe duket se data 28 tetor mund të jetë dita e saktë kur Joshua e Klitschko të kryqëzojnë sërish dorezat, pas duelit epik të 29 prillit. Në atë përballje të zhvilluar në “Wembley” të Londrës, britaniku fitoi me “KO” teknik, në raundin e 11-të, pas një dueli dramatik. “Unë mendoj se Klitschko do të vazhdojë të duelojë dhe do të kërkojë revanshin, ndaj ne po planifikojmë datat e mundshme për ta zhvilluar atë”, tha sot Eddie Hearn, menaxheri i Joshua.
skysports-wladimir-klitschko-boxing-heavyweight-vitali-klitschko_3942004
“Millenium Stadium” nuk do të jetë në dispozicion në muajin nëntor, për shkak të ndeshjeve të regbisë, ndaj 28 tetori është një opsion i mundshëm për të zhvilluar revanshin. Ndërsa dhjetori është shumë larg për t’u rikthyer në ring. “Ne do të presim edhe dy javët e mbetura të majit dhe mendoj se në qershor do të vendosim për të ardhmen. Unë mendoj se Klitschko do të rikthehet në ring, pasi ai është një kampion që nuk tërhiqet pas. Edhe sikur përgatitja të nisë në gusht, është shtatori e tetori për t’u përgatitur dhe promovuar sërish sfidën”, tha Hearn për mediat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here