Nuk përballon dot dy vajzat e reja, banorja e Big Brother shpërthen në lot

0
2577

Xheni, vajza më e ndjeshme e shtëpisë së Big Brother ka shpërthyer në lot pasi është përballur e vetme dy vajzat e reja, Donën dhe Kleodianën. Edhe pse nuk e ka dhënë veten përballë tyre Xheni ka dalë në pjesën e verandës për t’u qetësuar, por kjo situatë është vënë re nga Armela e cila është afruar pranë saj për ta pyetur pse është mërzitur.

“Për çfarë mërzitesh për këto. E kupton se ato po ia arrijnë qëllimit”, i thotë Armela duke theksuar se do flasin sërish me Sidritën dhe më pas do të përgatisin Xhenin për të fituar një debat ndaj vajzave të reja “do e ngresh ti situatën dhe futemi ne të të ndihmojmë”, i thotë ajo. “E kuptoj edhe unë se nuk po bëj asgjë” thotë Xheni, duke shtuar se “ka që në mëngjes që më thotë hajde”, duke iu referuar Kleodianës që e ka ftuar për të bërë aerobi.“Sikur jam 150 kg”, thotë Xheni që mezi i mban lotët.

Më pas ajo i kërkon Armelës që ta lërë vetëm duke shpërthyer në lot pasi ka ikur shoqja e saj është futur në dhomë. Pas disa momentesh përlotje, për fjalët që i kishte thënë Kleodiana, që e ishin bërë Xhenin të ndjehej e shëndoshë , për vajzën shqiptare të rritur në Itali, ka ardhur edhe momenti i relaksim të plotë. Por ajo nuk ka kaluar thjesht disa minuta në sallën e përgatitur për masazhe, por ka pasur mundësi të bisedojë edhe me një prej djemve që ajo simpatizon shumë, Benardin. Ajo e ndjehet mjaft mirë kur bisedon me Benardin, por nuk harron thurë lavde për të, duke iu treguar me krenari vajzave që bëjnë masazhet se Benardi është boksier.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here