Refuzon të përgjigjet për shkarkimin e Tahirit, Rama-Ballës: A je esëll?

1
333

I nervozuar është shfaqur Kryeministri Edi Rama në studion e Top Story të Sokol Ballës. I ftuar për të folur për shkarkimet në qeveri, Rama e nisi fjalën duke ofenduar analistët që komentojnë këto zhvillime politike, si “njerëz që Shqipëria nuk ja ka parë dhe nuk do t’ua shohë hajrin”.

I pyetur drejtpërdrejt nga gazetari Balla përse e shkarkoi Tahirin, Rama tha se duhet të angazhohet për zgjedhjet e 18 qershorit, që sipas tij do të vendoset qeverisja e vendit për 10 vite.

Kjo përgjigje e Kryeministrit nervozoi Sokol Ballën dhe Rama iu përgjigj duke kërcënuar me largim nga studio.

Pas kësaj ka filluar sërisht intervista ku gazetari balla  nuk heq dorë nga të bërit pyetje për shkarkimin e Tahirit gjë që nervozoi tej mase Ramën dhe i përgjigjet me një pyetje klishe: Sokol: A je esëll?

Intervista:

Një ditë pasi deklaroi ndryshimet në Qeveri, Kryeministri Edi Rama vjen në një intervistë të drejtpërdrejtë në Top Story për të shpjeguar përse “dorëzoi” Saimir Tahirin. A tha ai të vërtetën për largimin nga kabineti të ministrit që e mbrojti aq shumë për më shumë se tre vjet?

Cili do jetë fati i zgjedhjeve tani që opozita nuk tërhiqet dhe a do ketë tërheqje të tjera të Qeverisë? A është përfundimisht Ilir Meta në “karrocën” e të majtës apo thjesht po realizon operacionin e tij të fundit për shpëtimin e të djathtës?

Sokol Balla: Lajmi kryesor është ndryshimet në qeveri. Nëse pyet opozitën thotë ditët e fundit të republikës së vjetër, nëse pyet një mbështetës të LSI-së, thotë se janë ditët e fundit të Edi Ramës, nëse pyet një socialist, do të thonë se nuk e dine se çfarë po ndodh. Qeveria u është nënshtruar disa ndryshimeve të thella. Cilat janë arsyet e vërteta pas këtyre lëvizjeve.

Edi Rama: Meqenëse përmende mbështetësit e PS, ju siguroj se ata e kanë të qartë që ne jemi me sytë nga 18 qershori dhe jo nga 18 shkurti.

Sokol Balla: Kjo është për t’u diskutuar.

Edi Rama: Ju mund të diskutoni gjërat tjera, po për mbështetësit e PS jam unë burim i sigurt. Unë doja të informoj se mbështetësit e PS e kanë shumë të qartë atë që po ndodh.

Sokol Balla: Si shpjegohet që larguat kampionin e ministrave, Saimir Tahirin?

Edi Rama: Një fakt që jam shumë krenar, ku në mjedisin opinionet i bëjnë burra që u duket vetja shumë të zgjuar, nuk është një fakt që ka rënë në sy, faktin që sot kemi një qeveri që ka 50 përqind burra dhe 50 përqind gra. Unë besoj që ky është një fakt që nuk meriton të lihet në harresë, por meqënëse në mjedisin tonë publik, aty ku bëhen thashetheme e konspiracione, nuk ka shans që një fakt i tillë të vlerësohet. Sot gratë shqiptare janë të përfaqësuara baraz me burrat.

Sokol Balla: Ju shkarkuar Tahirin se nuk ishte grua?

Edi Rama: Nuk thashë këtë. Unë dua të përmend me krenari këtë fakt.

Sokol Balla: Përse e larguat Saimir Tahirin?

Edi Rama: Unë nuk e kam shkarkuar Saimir Tahirin, nuk kam shkarkuar asnjërin prej ministrave. Jemi sot në një moment kyç. 18 qershori nuk vendos vetëm kush fiton zgjedhjet, por edhe si do të jetë Shqipëria pas 10 vitesh.

Sokol Balla: Shqiptarët votojnë për katër vitet e ardhshme jo për 10 vitet e ardhshme, tani më thoni përse u largua Saimir Tahiri nga Qeveria?

Edi Rama: Refuzoj që të qëndroj këtu nëse nuk më lejoni të vazhdoj të jap përgjigjen. Nuk e cakton ti është apo jo kushtetuese dhe gjithë kjo ndërprerje ishte e pavend. 18 qershori përcakton sesi do të jetë Shqipëria pas 10 viteve, ashtu sikundër zgjedhje të caktuara kanë përcaktuar Shqipërinë që ne trashëguam, ashtu zgjedhjet përcaktojnë Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Janë zgjedhje që vendosin nëse ky vend do të bëhet shtet, ku gjykatësit dhe prokurorët japin drejtësi dhe nuk e tregtojnë, nëse do të jetë vendi ku fëmijët tanë do të kenë një të ardhme më të mirë. Kjo ka të bëjë me vizionin dhe perspektivën e këtij vendi sepse 18 qershori është një zgjedhje afirmative për botën që po mundohemi të ndërtojmë dhe asaj që trashëguam në 2013. Unë kam bindjen se është ky momenti që ministrat që kanë një barrë shumë të madhe si ministra, por janë ndërkohë edhe drejtues qarqesh për PS. Saimir Tahiri është liruar nga një detyrë që kërkon një angazhim shumë të madh për të folur derë më derë dhe fshat më fshat në Tiranë për të treguar sesi ndërtuam Policinë e Shtetit dhe gjithë reformat dhe sesi me të njëjtën vendosmëri do të shtojmë reformat dhe këtë vend përpara. Kjo është një betejë që e kemi me njerëzit.

Sokol Balla: Ju pak vite më parë këtu keni thënë që të gjithë ministrat do të përfundojnë mandatin e tyre dhe keni thënë që ky ishte basti që vutë. Në momentin që ndatë mandatin e ministrit nga ai i deputetit, atëherë u detyroheni shikuesve se përse e ndryshuat këtë kontratë me publikun? Përse, Saimir Tahirin e lironi nga detyra, në një moment kur ai kërkohet të shkarkohet nga opozita?

Edi Rama: Saimir Tahiri nuk është shkarkuar asnjëherë për arsye të sulmeve të opozitës. Është ministri më i sulmuar. Janë mbi 1400 konferenca shtypi, statuse, sulme të shkruara nga PD, pra nga udhëheqja e PD dhe deputetët e saj mbi Saimir Tahirin dhe nuk është shkarkuar. Sot nuk kërkohet shkarkimi i Saimir Tahirit, sot ata që kanë dalë në bulevard kërkojnë shkarkimin e gjithë qeverisë.

Vazhdon…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here