Je 30 vjeçe dhe beqare? Ja zgjidhja e kinezeve

0
396

Në Kinë, një femër në moshën 30-vjeçare duhet të jetë e martuar, përndryshe asaj i duhet të përballet me familjen dhe shoqërinë.

Por ato kanë një zgjidhje, që është interneti. Femrat në këtë moshë mund të prenotojnë dhe të marrin me qira një të dashur. Sipas një vajze, e cila ende nuk është martuar, një i dashur me qira kushton 300 dollarë.

Li Chenxi sapo ka mbushur 27, dhe ka arritur moshën e femrës së pamartuar. “Grua e mbetur” quhet nga shoqëria dhe familja, femra që ka moshën për një bashkëshort, por nuk e ka ende një të tillë.

“Al Jazeera” sjell historinë e 27-vjeçares, e cila ka një karrierë të suksesshme në Beijing dhe nuk dëshiron që të martohet. Për këtë arsye, kur ajo shkon te familja e saj për festën e Vitit të Ri kinez,vendos të marrë me qira një djalë bukurosh si të dashurin e saj.

Djali i duhet për 4 ditë, nga dita e parë e festivalit të Pranverës deri në ditën e tretë të Vitit të Ri kinez. Vajzat hyjnë në një faqe “online” ku janë fotot e djemve, shoqëruar me numrat e telefonit dhe sa kushton shërbimi

“Uroj të kem fat të gjej një djalë me humor dhe jo të mërzitshëm. E bëj vetëm për të qetësuar nervat e mamasë time. Unë jam në punë”, thotë ajo.

Pas disa tentativash vajza gjen një djalë dhe e çon tek prindërit e saj. Në fund të reportazhit 20-minutësh vajza thotë: “Nuk mund të ndryshoj prindërit e mi, veçanërisht opinionet e tyre. Por mendoj se mund të punoj fort e të bëhem një njeri më i mirë që prindërit e mi të ndihen krenarë. Një mënyrë për t’i thënë nënës time se jam e zonja. Pas këtij takimi prindërit e mi nuk do të më ngacmojnë më. A do ta bëja përsëri? Mendoj se jo. Nuk është një ide e mirë të gënjesh njerëzit e tu”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here