Letra/ Vasili kërkon sqarime nga Vlahutin: Genoveva Ruiz-Calavera të saktësojë deklaratat për ONM

0
230
Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili i ka dërguar një letër ambasadores së Bashkimit Europian në vendin tonë Romana Vlahutin në lidhje me disa deklarata të drejtueses së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz-Calavera.

Në letrën e Vasilit që Syri.net e disponon, kërkohet që të saktësohen disa deklarata të Genoveva Ruiz-Calavera në lidhje me ONM-në dhe PMU-në(Project Menagement Unit) për vetingun.

Sipas ministrit të Drejtësisë, funksionimi i PMU-së duket të përcaktojë qartë komunikimin e kësaj strukture me institucionet shqiptare, akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë, rregullat e pajisjes së tyre me certifikatat e sigurisë dhe mënyrën e komunikimit.

Letra e ministrit të Drejtësisë Petrit Vasili u është dërguar për dijeni edhe ambasadorit amerikan Donald Lu, Presidentit Bujar Nishani, kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here